Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Tjetër triumf, regjisori shqiptar shpallet më i miri në festivalin ndërkombëtar

Tjetër triumf, regjisori shqiptar shpallet më i miri në festivalin ndërkombëtar
April 30
17:41 2019

Pak ditë më parë, u mor një lajm i mirë për kinematografinë shqiptare pasi “Internment” u vlerësua me çmimin “Filmi më i mirë i huaj” në Festivalin e 28 në Arizona. Ishte hera e parë për një film shqiptar që merrte pjesë dhe vlerësohej me çmim.

Por nuk ndalemi me kaq. Regjisori i filmit, Kast Hasa është vlerësuar me çmimin “Regjia më e mirë” në festivalin ndërkombëtar të filmit, Riverside. Ai renditet në listën e 33 fituesve nga e gjithë bota. Kast Hasa njihet dhe për filmat “Gjueti e ndaluar” (2010) dhe si aktor në filmin “Out of Touch”.

Ndërkohë “Internment” është vendosur në Shqipërinë e viteve 1983, me aktorë kryesorë Enxhi Cuku, Klod Hoxha, Kristi Baçi, Kristaq Pilo, Gramoz Gashi, Arjeton Toni Osmani.

Familja Kulla vuan peripecitë e internimit nga agjentët e sistemit. Gjërat ndërlikohen me shumë kur djali i familjes, Arturi dashurohet me Fridën, e cila është e detyruar të fejohet me një operativ të sigurimit të shtetit. Familja vazhdon më tej t’i nënshtrohet rrethanave të egra dhe të pashpjegueshme, siç zbulohet më tej, një mik i sapo riatdhetesuar në përpjekje për të ndihmuar familjen, komplikon gjerat më tej.

Kur filmat shqiptarë që trajtojnë tematika historike për vendin tonë, vlerësohen përtej kufijve na mbetet vetëm t’i duartrokasim dhe të jemi të lumtur për arritjet e tyre. /Blitz.al/

 

Share