Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Tjetër sukses për Luiza Gegën, fiton medalje bronzi në Kinë

Tjetër sukses për Luiza Gegën, fiton medalje bronzi në Kinë
October 22
11:37 2019

Atletja shqiptare Luiza Gega ka shënuar një tjetër sukses në arenën ndërkombëtare ku arritur të dalë e treta në garën 3000m me pengesa në Lojërat Olimpike Ushtarake Botërore të mbajtur në Wuhan të Kinës,

Gega ka marrë me vete medaljen e bronzit në sfidën që nisi  të mërkurën në Wuhan të Kinës, qyteti pritës, me 100 pishtarë që rrugëtuan përmes East Lake Greenway.

Në vendin e dytë u rendit sllovenia Mismas Marusa, ndërsa medalja e artë shkoi për Katarin që u përfaqësua nga Yavi Winfred.

Ekipi i Forcave të Armatosura u nis për në Kinë 7 ditë më parë dhe flamuri kombëtar iu dorëzua nëntetares së Policisë Ushtarake, atletes kampione kombëtare Luiza Gega.

Përveç atletikës, 9 efektivë të Forcave të Armatosura garuan në mundje dhe në xhudo./Blitz.al/

Share