Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tjetër shpërthim në Gjermani, azilkërkuesi sirian hedh veten në erë dhe plagos 12 persona të tjerë

Tjetër shpërthim në Gjermani, azilkërkuesi sirian hedh veten në erë dhe plagos 12 persona të tjerë
July 25
09:16 2016

Situata në Gjermani vazhdon të jetë kaotike pasi një tjetër shpërthim ka ndodhur pak orë më parë në Ansbach, në Gjermaninë e jugut.

Një azilkërkues sirian ka hedhur veten në erë dhe ka plagosur rreth 12 persona të tjerë  me anë të një bombe që mbante në çantën e shpinës. Ngjarja ka ndodhur  pranë një festivali që po organizohej në këtë zonë.  Sipas ministrit të Brendshëm të Bavarisë, 27-vjeçarit i është refuzuar hyrja në festivalin e muzikës. Rreth 2500 njerëz u evakuuan nga vendi pas shpërthimit, i cili është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 22:10 të mbrëmjes së djeshme jashtë një bari në qendër të qytetit. Bomba ka shpërthyer në afërsi të hyrjes në festivalin e muzikës në Ansbanch. Tre nga të plagosurit janë në gjendje kritike për jetën.

Shërbimet e sigurimit e kanë mbyllur qendrën e qytetit dhe ekspertët po përpiqen të përcaktojnë llojin e eksplozivit të përdorur nga sulmuesi.

Komento
Shperndaje