Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tjetër operacion i përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Italiane, sekuestrohet një gomone me 734 kg lëndë narkotike

Tjetër operacion i përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Italiane, sekuestrohet një gomone me 734 kg lëndë narkotike
October 11
12:53 2016

Nga Anduena Llabani

Tjetër operacion i përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Italiane. Sekuestrohet në Torre Chianca – Lecce, një gomone me 734 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Policia e Shtetit njofton se në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, njësitë aerodetare të Guardia di Finanza pas sinjalizimeve të dhëna nga Policia e Shtetit kanë arritur të ndalojnë një gomone rreth 6 m, me dy shqiptarë me inicialet A.P. 43 vjeç dhe G.S. 39 vjeç në bord, të cilët transportonin rreth 734 kg Cannabis.

Gomonia kishte dy motorë prej 250 Kuaj-fuqi dhe një tjetër motor rezervë në bord.

Të ndihmuar nga njësia ajrore e Frontex me avion dhe helikopter të Guardia di Finanza është bërë i mundur ndalimi dhe sekuestrimi i gomones.

Personat në bord janë arrestuar nga autoritetet policore italiane.

Policia e Shtetit ka shkëmbyer në kohë informacion me GdF dhe po punohet bashkërisht për hetimin e ngjarjes. /Blitz.al/

 

Shperndaje