Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tjetër operacion blic në Bruksel, qëllohet një person që s’kishte lidhje me terrorizmin

Tjetër operacion blic në Bruksel, qëllohet një person që s’kishte lidhje me terrorizmin
March 25
17:19 2016

Gjatë një operacioni të policisë në zonën e njohur si Schaerbeek janë dëgjuar të tjera shpërthime. Mësohet se policia ka neutralizuar një person me çantë të dyshimtë që nuk iu bind urdhrave të policisë. Mediat belge konfirmojnë se personi që mbeti i plagosur në këmbë nuk kishte lidhje me terrorizmin, por u qëllua pasi nuk ndaloi kur e urdhëroi policia, për shkak se nuk fliste frëngjisht.

Policia është vënë në ndjekje të të shpallurit në kërkim Naim Al Hamed, 28 vjeç, i cili konsiderohet “i rrezikshëm dhe i armatosur”. Ai dyshohet se është i lidhur me atentatet në Paris dhe Bruksel. Naim Al Hamed mendohet se ka pasur lidhje të ngushta me Mohamed Abrinin, Najim Lacharaoui dhe vëllezërit El Bakraoui.

Më herët, zyra e prokurorisë njoftoi arrestimin e 6 personave në kuadër të hetimeve për sulmet terroriste në aeroport dhe metronë e Brukselit. Arrestimet u kryen gjatë kërkimeve të zhvilluara në rajonin Shaerbek, në pjesën veriore dhe Jete, në perëndim. Në valën e hetimeve janë arrestuar edhe dy të dyshuar në Gjermani.

Komento
Etiketimet
Shperndaje