Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tjetër ngjarje e rëndë, plagoset 18 vjeçari në Tiranë

Tjetër ngjarje e rëndë, plagoset 18 vjeçari në Tiranë
October 12
16:14 2018

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë mesditën e  sotme. Një 18 vjeçar është plagosur në Selitë.

Organet përkatëse të Komisariatit Nr.2 kanë kapur njërin prej autorëve dhe e kanë shoqëruar në polici për të vazhduar hetimet. Autori është shtetasi Abedin I. 56 vjeç, ndërkohë edhe i biri i tij S.I, 22 vjeç është shpallur në kërkim.

Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta dhe autorët plagosën në këmbë me armë zjarri, shtetasin M.Sh . Mësohet se ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia po vazhdon hetimet./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje