Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tjetër ngjarje e rëndë në Tiranë: punëtori i ndërtimit bie nga skela dhe humb jetën!

Tjetër ngjarje e rëndë në Tiranë: punëtori i ndërtimit bie nga skela dhe humb jetën!
September 07
14:30 2019

Ditën e sotme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Një punëtor ndërtimi teksa punonte në kantier, ka rënë nga lartësia dhe ka humbur jetën. Policia ka njoftuar se shtetasi J.M 66 vjeç dyshohet të ketë humbur ekuilibrin dhe për pasojë është dëmtuar në kokë.

Por pas policisë, ka reaguar dhe Konfederata e Sindikatave të Pavarura, e cila ngre akuzat ndaj personave përgjegjës duke u shprehur se ka qenë mungesa e kushteve dhe sigurisë teknike që ka çuar në ngjarjen e rëndë:

“Mungesa e kushteve të sigurisë teknike në punë këtë të shtunë ka shkaktuar tragjedinë e radhës. Një punëtor ndërtimi 66 vjeçari me iniciale J.M është rrëzuar nga një lartësi e konsiderueshme dhe ka gjetur vdekjen në një objekt në rrugën 5 maji në Tiranë. Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet familjes së viktimës dhe kërkon të zbardhen rrethanat e ngjarjes. Shkaktarët duhet të përfundojne prapa hekurave. Inspektoriati i Punës është kthyer në mbledhës statistikash dhe ka humbur misionin parandalues. Me tragjik këtë ngjarje e bën fakti se ka pasur përpjekje për fshehjen e saj. Policia dhe prokuroria të prangosin pronarin e kantierit. Skllavërimi i punëtoreve minon procesin integrues.”

Burimi: BalkanWeb

Komento
Shperndaje