Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tjetër aferë në rangje të larta. Ministri përgjohet duke folur për emërime politike

Tjetër aferë në rangje të larta. Ministri përgjohet duke folur për emërime politike
November 16
12:23 2016

Sot në mbrëmje, emisioni “Stop” në Tv Klan pritet të publikojë një aferë ku përfshihet një ministër i qeverisë.

Sipas asaj që bëhet me dije paraprakisht, ministri është përgjuar duke folur për emërime dhe shkarkime në bazë të bindjeve politike.

Kjo është hera e parë që do të publikohet një përgjim ministri, që prej kohës së qeverisë “Berisha” kur u përgjua ministri i Kulturës në atë kohë, Ylli Pango.

Kujtojmë që pak javë më parë u përgjua kreu i Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi, duke i kërkuar favore seksuale  një shtetaseje në këmbim të vendimit për një çështje pronësie.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje