Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tiranë/Rezistenca ngrohëse i vë flakën shtëpisë, humb jetën 85-vjeçari

Tiranë/Rezistenca ngrohëse i vë flakën shtëpisë, humb jetën 85-vjeçari
January 05
12:12 2018

Zjarri në një banesë në Tiranë i ka marrë jeten një të moshuari në moshën 85 vjeçare. Ai jetonte i vetëm në banesë dhe ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Si pasojë ka pësuar asfiksi dhe ka ndërruar jetë 85-vjeçari me inicialet S.N, i cili jetonte i vetëm në banesë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë.

Sipas policisë, shkak për zjarrin është bërë një rezistencë që 85-vjeçari e përdorte për ngrohje.

“Në rrugën “Frosina Plaku”, ka marrë flakë rezistenca ngrohëse dhe si pasojë e tymit të shkaktur ështe asfiksuar dhe ka gjetur vdekjen shtetasi S.N., 85 vjeç, i cili jetonte i vetëm. Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga rezistenca e ngrohjes, dhe nuk ka shenja dhune”, thuhet në njoftimin e policisë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje