Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tiranë, zjarr në një spital privat. Pacienti i vuri flakën vetes me benzinë

Tiranë, zjarr në një spital privat. Pacienti i vuri flakën vetes me benzinë
July 25
11:44 2016

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në një spital privat ku një pacient  i ka vënë zjarrin vetes.

Ngjarja ka ndodhur në repartin e dializës ku një pacient i ka vënë zjarrin vetes me benzinë duke dashur ti jap fund jetës. Dëshmitarët okularë pohojnë se kanë parë një njeri që po tentonte ti vinte flakën vetes. “Ndërhymë, e nxorrëm por ai hyri sërish në spital.”-janë shprehur ata.

Ende nuk është bërë i ditur emri i institucionit ndërkohë mësohet se ka dhe persona të tjerë të lënduar dhe dëshmimtarët pohojnë se një ndihmësmjek është lënduar rëndë dhe është transportuar me shpejtësi drejt spitalit të traumës. Mediat pohojnë se si pasojë e flakëve ka humbur jetën një shtetas. Të gjithë pacientët dhe stafi janë evakuuar dhe zjarrfikësit po përpiqen të vënë nën kontroll situatën.

Komento
Shperndaje