Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tiranë- Zjarr në një banesë 3 katëshe , një person humb jetën

Tiranë- Zjarr në një banesë 3 katëshe , një person humb jetën
February 20
19:32 2018

Rreth orës 17:10 në rrugën “Bedri Karapici” ka rënë zjarr në një banesë dhe si pasojë ka humbur jetën shtetasi me inicialet M.K 80- vjeç i cili ka qënë i paralizuar. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë dhe zjarrëfikësja ku kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

80-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e flakëve dhe asfiksisë nga tymi. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje