Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tiranë, zbardhen një sërë vjedhje dyqanesh, arrestohet një shtetas

Tiranë, zbardhen një sërë vjedhje dyqanesh, arrestohet një shtetas
November 02
11:29 2016

Tiranë

Arrestohet një shtetas për një seri vjedhjesh.

Zbardhen një sërë vjedhje dyqanesh.

Më 01.11.2016, Komisariati i Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5, kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit:

– Hile Gjokhilaj, 58 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, i dënuar më parë për veprën penale të “Vjedhjes”.

Ky shtetas dyshohet të jetë autor i vjedhjes së dyqanit të shtetases I. H. më datë 26.10.2016, ku ka vjedhur 20.000 lekë dhe disa artikuj të ndryshëm ushqimorë.

Mekanizmin e tij të vjedhjes e kishte duke përdorur mashtrime të ndryshme ose duke përfituar nga mungesa e vëmendjes nga  shitësit, merrte shuma të ndryshme monetare dhe artikuj të ndryshëm në dyqane, më pas largohej me motor.

Nga veprimet hetimore janë dokumentuar me prova ligjore se ky shtetas është autor i dyshuar i disa vjedhjeve në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr. 4 dhe Nr. 5, më konkretisht:

  1. Më datë 18.08.2016, në rrugën “Xhanfize Keko”, ka vjedhur dyqanin e shtetases A. M., ku ka marrë 6.000 lekë dhe disa artikuj.
  2. Më datë 22.08.2016, në rrugën “Qemal Stafa”, ka vjedhur dyqanin e shtetases Sh. Z., ku ka vjedhur disa artikuj.
  3. Më datë 12.10.2016, në Rrugën e Dibrës, ka vjedhur dyqanin e shtetasit G. Ç., KU ka marrë disa artikuj.
  4. Më datë 09.09.2016, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, ka vjedhur dyqanin e shtetases M. Gj., me anë të mashtrimit, i ka marrë 10.000 lekë.
  5. Më datë 30.10.2015, në Babrru-Shpat, ka vjedhur dyqanin e shtetases M. L., me anë të mashtrimit i ka marrë disa artikuj.
  6. Më datë 07.05.2016, në Bathore 2, ka vjedhur dyqanin e shtetasit U. U., me anë të mashtrimit i ka marrë disa artikuj.
  7. Më datë 26.07.2015, në Frutikulturë, ka vjedhur dyqanin e shtetases E. M., me anë të mashtrimit i ka marrë disa artikuj.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhje”, parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal.

 

Komento
Shperndaje