Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tiranë, vendoset pllaka në nder të heroit hungarez, Veliaj i jep çelësin e Tiranës presidentit Áder

Tiranë, vendoset pllaka në nder të heroit hungarez, Veliaj i jep çelësin e Tiranës presidentit Áder
April 06
08:55 2016

Gjatë vizitës së Presidentit të Hungarisë, János Áder, në Tiranë, është vendosur një pllakatë përkujtimore në nder të heroit kombëtar hungarez Janosh Huniadi. Në ceremoninë e organizuar, presidenti i Hungarisë shoqërohej nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Kjo pllakë përkujtimore të na mësojë se në të tashmen nuk mund të kalohet pa miq të vërtetë e të besuar”- u shpreh presidenti János Áder.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i dhuroi Presidentit të Hungarisë çelësin e Tiranës. Ai tha se historia e miqësisë mes Shqipërisë dhe Hungarisë është qindra vjeçare.

“Historia jonë e miqësisë, qindra vjeçare. Përballë Skënderbeut tashmë edhe pllakata që kujton mikun e ngushtë të Skënderbeut”, u shpreh Veliaj.

pllakaa

Etiketimet
Shperndaje