Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tiranë, vdes një tjetër foshnje. Nuk dihet shkaku

Tiranë, vdes një tjetër foshnje. Nuk dihet shkaku
October 14
16:03 2016

Një foshnjë ka vdekur në një prej materniteteve në Tiranë. Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Durrësit, e cila bën me dije se është njoftuar nga Policia e Tiranës një ditë pas ngjarjes.

Referuar informacioneve zyrtare, bëhet me dije se një shtetase nga Fushë-Kruja është paraqitur në një prej materniteteve të kryeqytetit në muajin e nëntë të shtatzënisë. Ajo ka udhëtuar drejt Tiranës të mërkurën rreth orës 18:00, por pas ndërhyrjes së mjekëve fëmija është nxjerrë i vdekur, ndërsa 21-vjeçarja ndodhet nën kujdesin mjekësor.

Ende nuk ka një njoftim për ngjarjen nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

Njoftimi i Policisë së Durrësit

Më datë 13.10.2016, rreth orës 17:30, jemi njoftuar nga Salla Operative Tiranë, se më datë 12.10.2016, rreth orës 18:00, ka shkuar në spital, për lindje, shtetësja S.Z., 21 vjeçe, banuese në Fushë-Krujë. Pas ndërhyrjes është bërë e mundur nxjerrja e fëmijës në gjendje të vdekur, ndërsa shtetësja e mësipërme ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje