Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tiranë – tentojnë t’i vjedhin portofolin një polici civil, arrestohet një prej autorëve

Tiranë – tentojnë t’i vjedhin portofolin një polici civil,  arrestohet një prej autorëve
September 23
10:15 2016

Nga Anduena Llabani

Tiranë – Tentuan t’i vidhnin portofolin një efektivi policie civil dhe pas reagimit të policit e goditën duke i shkaktuar dëmtime, arrestohet njëri prej autoreve dhe u shpall në kërkim tjetri.

Më 22.09.2016, specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 3 dhe Nr. 6, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:

– Alfons Loci, 29 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe punohet për kapjen e shtetasit A. D., 25 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.

Këta shtetas, rreth orës 09:30, në afërsi të mbikalimit te “Casa Italia”, në autobusin e linjës Kamëz–Tiranë, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, kanë tentuar të vjedhin portofolin duke e goditur me grushte punonjësin e policisë K. B., 22 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet i shtruar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Punonjësi i policisë në momentin e ngjarjes ka qenë civil.

Nga veprimet e kryera ka rezultuar që këta shtetas janë autorë të dyshuar të disa ngjarjeve kriminale, të ndodhura në juridiksionin e Komisariatit Nr.3 dhe Nr.6, ku më konkretisht:

Më datë 22.09.2016, në bulevardin “Zogu i Parë”, te një restorant, shtetases R. B., me origjinë norvegjeze, i kanë marrë portofolin me një shumë monetare.

Më datë 21.09.2016, te terminali i autobusëve të jugut, shtetasit A. H. i kanë marrë portofolin në të cilin ka pasur një shumë monetare.

Më datë 29.07.2016, në rrugën “Dritan Hoxha”, në autobusin e linjës së Tiranës së Re, shtetases M. H. i kanë marrë portofolin në të cilin ka pasur një shumë monetare.

Më datë 05.08.2016, në rrugën “Asim Vokshi”, në autobusin e linjës së Unazës, shtetases B. P. i kanë marrë aparatin telefonik.

Materialet proceduriale iu kaluan prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Vjedhje”, “Vjedhje me dhunë”, “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Goditje për shkak të detyrës”, parashikuar nga Nenet 134/2, 139-22- 25, 88-25, 237 të Kodit Penal./Blitz.al/

Komento
Shperndaje