Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tiranë, tentoi vetëflijimin. Shpëtohet në momentin e fundit

Tiranë, tentoi vetëflijimin. Shpëtohet në momentin e fundit
November 24
15:51 2016

Mund të kishte përfunduar me një akt vetëflijimi dhe plagë të rënda në trup që mund t’i rrezikonin jetën, nëse nuk do të ndërhynte policia në kohë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 14:00 në Tiranë, përballë me Kuvendin e Shqipërisë, ku 32-vjeçari me inicialet F.H. ka derdhur një shishe me benzinë në trupin e tij dhe ka nxjerrë çakmakun për t’i vënë flakën vetes.

Ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e forcave të rendit, që ndodheshin në numër pranë Kuvendit, ajo që ka shpëtuar jetën e tij.

Më pas F.H. është shoqëruar për në mjediset e Komisariatit Nr.1 të Tiranës për të dhënë shpjegimet për arsyet e këtij veprimi.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje