Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tiranë, shpërthim i kontrolluar i objektit 30 metra

August 25
11:26 2016

...

Specialistët e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit kanë kryer ditën e sotme shpërthimin e kontrolluar të objektit me 3 kulla, 30 metra të lartë që ndodhet poshtë Stacionit të Trenit. Në ndihmë kanë ardhur edhe efektivët e Policisë së Rendit që kryen rrethimin e zonës dhe ruajtjen e sigurisë së perimetrit.

Kreu i IKMT-së, Dallëndyshe Bici, bëri të ditur se për shpërthimin  e këtij objekti u vendos një sasi prej 10 kg lëndë shpërthyese C4, ndërkohë që u arrit një shpërthim i pjesshëm. Pritet që në vijim të veprohet me çekiç.

Shpërthimi i këtij objekti bëhet në kuadër të projektit për Bulevardin e Ri të Tiranës. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje