Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tiranë, shkrumbohet nga flakët makina e ish-policit

Tiranë, shkrumbohet nga flakët makina e ish-policit
May 02
09:58 2016

Një automjet në Lezhë është përfshirë nga flakët gjatë natës së djeshme. Mësohet se makina tip “Benz” me targa AA250IP është në pronësi të ish-policit Tonin Kolthi.

Në një deklaratë për mediat, ish-efektivi i policisë ka deklaruar se kanë qenë tre persona që i kanë vënë flakën makinës së tij dhe që më pas janë larguar me shpejtësi. Mësohet se automjeti ka qenë i parkuar në momentin kur ndodhi ngjarja.

Grupi hetimor ka nisur hetimin për zbardhjen e shkaqeve dhe identifikimin  e përgjegjësve.

Burimi: Report TV

Komento
Etiketimet
Shperndaje