Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tiranë, shkatërrohet banda e heroinës, në pranga 6 persona

Tiranë, shkatërrohet banda e heroinës, në pranga 6 persona
October 15
09:56 2016

Gjashtë persona kanë rënë në pranga në kuadër të operacionit “Vjeshta”. Pas një hetimi disamujor, policia e Tiranës ka mundur të shkatërrojë një bandë të shpërndarjes së heroinës në  Tiranë.

Në pranga kanë përfunduar: Dardan Koçi, 27 vjeç; Julian Xhaferaj, 25 vjeç; Aldo Sulejmani, 36 vjeç; Gerti Hoxha, 43 vjeç; Flamur Haxhiaj, 40 vjeç; Benard Kurtaj, 38 vjeç.  Nga policia janë sekuestruar 22 doza heroinë. Të arrestuarit e ushtronin aktivitetin kriminal në zona të ndryshme të kryeqytetit, si te zona pranë pallatit me shigjeta, në qendër, te Tirana e Re, në Laprakë dhe te Shkolla e Bashkuar.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: 22 doza heroinë, 10 telefona celular, 1 motoçikletë./Blitz.al/

Shperndaje