Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tiranë- Shisnin ketaminë tek të rinjtë, arrestohet çifti i veterinerëve

Tiranë- Shisnin ketaminë tek të rinjtë, arrestohet çifti i veterinerëve
October 10
10:15 2018

Pas denoncimit mbrëmjen e djeshme në emisionin investigativ “Stop” dhe falë një pune të mirëorganizuar hetimore, burrë dhe grua kanë rënë në pranga, pasi akuzohen se në një farmaci veterinare iu shisnin përdoruesve të drogërave të forta medikament anestezik për kafshët veçanërisht ketaminë e cila është drogë qetësuese për kuajtë. Sekuestrohen në total 30 shishe me ketaminë.

Burime zyrtare nga policia bëne me dije se në pranga ranë Telha Kokunja, 52 vjeç, dhe Shpresa Kokunja, 49 vjeçe, banuese në Tiranë (burrë dhe grua). Këta shtetas në farmacinë e tyre veterianare në Shkozë iu shisnin përdoruesve të drogërave të forta ketaminë (medikament anestezik për kafshët).

Po ashtu gjatë kontrollit të ushtruar në farmacinë e tyre u arrestua edhe shtetasi Andi Baxhija, 18 vjeç, banues në Allias, i cili u kap në flagrancë duke blerë një shishe ketaminë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike e kryer në bashkëpunim”.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje