Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tiranë: Qytetarët në protestë për importin e plehrave!

Tiranë: Qytetarët në protestë për importin e plehrave!
October 01
11:45 2016

Dhjetëra qytetarë kanë dalë në shesh për të protestuar kundër importit të plehrave. Protesta po zhvillohet në këto momente te parku “Rinia” dhe protestuesit janë parë me kartonë të kuq në duar për të simbolizuar votën kundër importit të plehrave.

Ka qenë Aleanca Kundër Importit të Plehrave ajo që i ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestë përpara kryeministrisë.

Ndërkohë, vetë kryeministri është duke mbajtur Asamblenë e Partisë Socialiste duke i lënë në indiferencë të plotë qytetarët që po protestojnë.

Kjo protestë ka ardhur si reagim i një pjese të mirë të popullit fill pas miratimit të ligjit për importin e plehrave./Blitz.al/

Fotografia nga Arbër Çepani (Facebook):

arber

 

Komento
Shperndaje