Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tiranë-Qëllon për vdekje 19-vjeçaren e më pas veten, 31-vjeçari në gjëndje të rëndë shëndetësore

Tiranë-Qëllon për vdekje 19-vjeçaren e më pas veten, 31-vjeçari në gjëndje të rëndë shëndetësore
June 08
08:33 2018

NJë ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën dhe mbarë opinionin publik mëngjesin e sotëm ku 31-vjeçari Xhaferr Mata  ka qëlluar për vdekje me pistoletë 19-vjecarren Xhuljeta Çuni e më pas veten me një plumb në kokë.

Mësohet se i riu ishte nga Kalimashi i Kukësit dhe jetonte në Tiranë. Ai kishte mbaruar studimet në Universitetin Politeknik të Tiranës për inxhinier mekanik dhe jetonte prej vitesh në kryeqytet. Ai është transportuar me urgjencë në spital pas ngjarjes dhe sipas informacioneve të para nga bluzat e bardha ka një plumb në kokë. Ai ndodhet i intubuar në reanimacion në rrezik për jetën.

Informacion paraprak
Më datë 08.06.2018, rreth orës 08:10, në zonën e Don Boskos, ne rrugën “Eshref Frasheri”, shtetasi Xh.M., 31 vjeç dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistolete shtetasen Xh.Ç., rreth 19 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Autori më pas ka qëlluar dhe veten me armë zjarri ku aktualisht është transportuar në spital në gjendje të rëndë për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

 

 

Komento
Shperndaje