Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tiranë- Punonjësi i gardës vret me armën e shërbimit bashkëshorten

Tiranë- Punonjësi i gardës vret me armën e shërbimit bashkëshorten
February 12
09:30 2019

Një punonjës i Gardës së Republikës ka vrarë me armën e shërbimit bashkëshorten e tij 36-vjeçare Ervilma Seferi.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në banesën e çiftit në Allias, ndërsa punonjësi i gardës Alket Arapaj është arrestuar nga policia pas vrasjes.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet që e kanë shtyrë 44-vjeçarin të vrasë bashkëshorten e tij me armën e shërbimit.

“Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.4, në bashkëpunim me SHÇBA arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 44 vjeç (punonjës në Gardën e Republikës). Rreth orës 06:00 të mëngjesit, në banesën e tij në Allias, ai dyshohet se ka vrarë me armën e shërbimit bashkëshorten, 36 vjeçe.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”’-thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas Ballkanëeb vrasja ka ndodhur në dhomën e ndenjes, në katin e katërt të një pallati ku banonte çifti, ndërsa fqinjët pasi kanë dëgjuar krisma kanë njoftuar policinë.

Çifti kishte një vajzë të vogël të cilën e dërgonte bashkëshortja e vrarë cdo ditë në çerdhe, ndërsa ditët e fundit ajo nuk është parë nga fqinjët të dërgojë vajzën në çerdhe dhe mendohet se kishte filluar punë. Në banesë ka qenë edhe vajza e mitur, por nuk dihet nëse ajo ka parë skenën e vrasjes. Vajza e mitur është marrë nga prindërit e viktimës pas ngjarjes.

Fqinjët shprehen se familja nuk kishte probleme dhe ishin një model në lagje. Ata ishin predikues të rregullt të fesë islame dhe gruaja ishte e mbuluar me shami. Gardisti kishte 15 vite që shërbente në Gardën e Republikës.

 

 

Komento
Shperndaje