Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tiranë- Procedohet në gjendje të lirë mjeku, publikoi të dhëna të pacientëve

Tiranë- Procedohet në gjendje të lirë mjeku, publikoi të dhëna të pacientëve
October 03
22:24 2016

Nga: Anduena Llabani

Më datë 03.10.2016, Specialistët e Komisariatit të Policisë nr. 5, proceduan në gjendie të lirë të shtetasin M.G. 48 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë mjek në qendrën shëndetësore Kamëz.

Procedimi i këtij shtetasi ka nisur pasi ka publikuar të dhëna të pacientëve në kundërshtim me urdhërin e mjekut dhe detyrën e tij si dhe nuk ka dhënë informacion tek organet kompetente mbi mjekimin e shtetases F. I.. Sipas deklarimeve te mjekut, pacientja dyshohet të ketë marrë dëmtime gjatë kultivimit të bimës narkotike Cannabis Sattiva. Shtetasi M.G., në faqen e tij të “Facebook” ka publikuar rastin e mjekimit duke pretenduar se pacientja ka pësuar efekte anësore nga kultivimi i bimëve narkotike. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se në datë 24.09.2016, rreth orës 18:00, në qendrën shëndetësore Kamëz, është paraqitur dhe ka marrë mjekim, e sëmurë me alergji shtetasja F. I. Po punohet për gjetjen e kësaj shteteseje dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarieje.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga Neni 248 i Kodit Penal./Blitz.al/

Komento
Shperndaje