Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tiranë – Policia njoftohet për aksident, në vendngjarje zbulohet një përplasje me armë

Tiranë – Policia njoftohet për aksident, në vendngjarje zbulohet një përplasje me armë
October 28
15:11 2016

Nga Anduena Llabani

Tiranë – Më datë 28.10.2016, rreth orës 12:33, në sallën operative te numri 112, fillimisht është marrë njoftim për një aksident me pasoja në rrugën “Nikolla Jorgo”.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e qarkullimit rrugor për të kryer veprimet e para hetimore, por kanë konstatuar se te lokali “Merlin Monroe”, në verandën e lokalit, dyshohej të ishte plagosur me armë zjarri një shtetas i identifikuar pak minuta me vonë si shtetasi A.M., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi i dëmtuar ishte dërguar për mjekim te menjëhershëm në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Nga informacionet e marra në rrugë operative dyshohet se shtetasi A.M., dyshohet të ketë pasur lidhje me shtetasin E. Ç., i vrarë më datë 1 maj 2016, person me precedent kriminal.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes janë konstatuar tri gëzhoja dhe dy predha, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit /autorëve./Blitz.al/

Komento
Shperndaje