Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tiranë, policia gjen një fëmijë të braktisur në koshin e plehrave

Tiranë, policia gjen një fëmijë të braktisur në koshin e plehrave
September 05
19:01 2016

Një fëmijë i braktisur është gjetur ditën e sotme pranë një koshi plehrash në kryeqytet. Mësohet se efektivë të Policisë Bashkiake e kanë gjetur fëmijën rreth 2 vjeç të braktisur pranë kontenierit të mbeturinave te Zona e Arkivit Qendror të Shtetit.

I mituri, i cili u gjet i lidhur dhe në gjumë brenda një karroce, u mor në mbrojtje nga efektivët, të cilët njoftuan më pas Policinë e Shtetit. Rasti është marrë në trajtim nga Njësia për Mbrojtjen e Fëmijëve në Bashkinë e Tiranës. /Blitz.al/

Komento