Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tiranë, policia arreston dy punonjës të Tatimeve

Tiranë, policia arreston dy punonjës të Tatimeve
September 27
17:02 2016

Nga Anduena Llabani

Sot më datë 27.09.2016, nga Seksioni për Korrupsionin në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Njësinë e Përbashkët Hetimore Task Force në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, bazuar në pamjet filmike të transmetuara në emisionin investigativ “Fiks Fare”, u bë ndalimi i shtetasve:

  • Albert Cako, 43 vjeç, me detyrë inspektor në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve Tiranë.
  • Anxhelo Sida, 29 vjeç, me detyrë specialist në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve Tiranë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas i kanë kërkuar dhe marrë shumën prej 20.000 lekë, shtetasit R. R., në këmbim të mosvendosjes së masës administrative dhe mbylljes së aktivitetit.

Gjithashtu, në kuadër të këtij hetimi është bërë shpallja në kërkim e shtetasit S. K. dhe proceduar në gjendje të lirë shtetasja M. K., për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga Neni 248–25 i Kodit Penal. Si dhe shtetasi R. R., pronar i aktivitetit, është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga Neni 244 i Kodit Penal.

Materialet proceduriale iu kaluan prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale  “shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga Neni 248-25 i Kodit Penal. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje