Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tiranë, policia arreston avokatin për korrupsion

Tiranë, policia arreston avokatin për korrupsion
September 23
15:11 2016

Një avokat është vënë në pranga nga policia e Tiranës dhe akuzohet për “Ndikim të paligjshëm”.

Bëhet fjalë për avokatin Preng Lleshaj, i cili është arrestuar mesditën e sotme.

“Komisariati i Policisë Nr.3 ka bërë të mundur kapjen  e shtetasit Preng Lleshaj, 66 vjeç, lindur në Pukë dhe banues në Tiranë,me profesion avokat, pasi ndaj tij prokuroria e rrethit gjyqësor Lezhë  ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal numër 217, viti 2016, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me  burg” për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, – thuhet në njoftimin e policisë.

Gjykata e Lezhës ka vendosur masën “arrest me burg” për avokatin Preng Lleshaj./Blitz.al/

Komento
Shperndaje