Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tiranë, policia arreston 2 persona e shpallen në kërkim 2 të tjerë për kultivim kanabisi

Tiranë, policia arreston 2 persona e shpallen në kërkim 2 të tjerë për kultivim kanabisi
October 27
20:00 2016

 

Asgjësohen 650 bimë të dyshuara narkotike të llojt Cannabis Sattiva

Më datë 27.10.2016, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 4, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve:

1. Sokol Mjolli, 44 vjeç, banues në Tiranë.

2.Florjan Hasa, 32 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe janë shpallur në kërkim shtetasit:
1.G. A., 46 vjeç, banues në Tiranë.
2.F. D., 55 vjeç banues në Tiranë

Nga informacionet që disponoheshin nga Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 4, se në fshatin Shëngjergj, në një zonë të pyllëzuar, ka parcela të kultivuara me bimë narkotike, menjëherë janë dërguar Shërbimet të cilët kanë bërë të mundur konstatimin dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve Sokol Mjolli dhe Florjan Hasa, gjatë kohës që po punonin në parcelë.

Këta shtetas dyshohen se kanë qënë së bashku me shtetasit G. A. dhe F. D., të cilët kanë arritur të largohen me vrap duke përfituar nga terreni malor dhe i pyllëzuar.

Bimët narkotike ishin të mbjella në tre parcela pranë njëra-tjetrës, ku në total janë asgjesuar me anë të djegies 650 bimë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sattiva.

Po punohet për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga Nenet 283 dhe 284 të Kodit Penal.

Komento
Shperndaje