Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tiranë, persona të paidentifikuar tentuan të vjedhin kishën katolike

Tiranë, persona të paidentifikuar tentuan të vjedhin kishën katolike
February 19
17:48 2018

 

Persona ende të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin arkën e një kishe katolike në Tiranë.  Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën “Ali Pashë Gucia”.

Sapo u njoftuan për ngjarjen,efektivët e policisë mbërritën në vendin e ngjarjes ndërsa po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 18.02.2018, në rrugën “Ali Pashë Gucia”, kanë tentuar të vjedhin me thyerje, arkën e një kishë katolike. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 dhe 22 të Kodit Penal.

Komento
Shperndaje