Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tiranë/ Përplaset me bordurën, ndërron jetë 31 vjeçari

Tiranë/ Përplaset me bordurën, ndërron jetë 31 vjeçari
July 20
07:41 2019

Një aksident i rëndë automobilistik me pasojë vdekjen e një 31-vjeçari raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Elbasan-Tiranë. Shtetasi në fjalë me iniciale B. M., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Ballkanweb raporton se si pasojë e përplasjes së fortë i riu ka humbur jetën. Policia ka nisur sakaq hetimet për ngjarjen.
Tiranë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në afërsi të TEG-ut, mjeti me drejtues shtetasin B. M.,31 vjeç ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë vetë drejtuesi i mjetit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./blitz.al

Komento
Shperndaje