Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tiranë, përplas me makinë për vdekje kalimtaren. Drejtuesi largohet me shpejtësi nga vendngjarja

Tiranë, përplas me makinë për vdekje kalimtaren. Drejtuesi largohet me shpejtësi nga vendngjarja
July 13
14:39 2016

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet në rrugën “Asim Vokshi” ku një makinë ende e paidentifikuar ka shtypur një grua dhe është larguar me shpejtësi. Gruaja 37 vjeçe ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës. Mësohet se viktima ka qenë duke kaluar rrugën bashkë me dy fëmijët e saj kur është përplasur. Për ti shpëtuar jetën fëmijëve, ajo i ka shtyrë  dhe i ka dalë makinës para. Automjeti i ka kaluar sipër gruas, ndërsa kalimtarët e tjerë që kanë parë skenën janë tmerruar. Drejtuesi i makinës ka ikur me shpejtësi pas përplasjes ndërsa kanë qenë  kalimtarët e zakonshëm që i kanë dhënë ndihmën e parë. Fëmijët në gjendje të traumatizuar janë shoqëruar me ambulancë drejt spitalit dhe mësohet  se nuk kanë patur dëmtime fizike por janë terrorizuar nga ngjarja. Gruaja e aksidentuar ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës  si pasojë e plagëve të marra.

Policia po punon për të zbuluar drejtuesin e automjetit edhe pse ende nuk është identifikuar. Oficerë të policisë gjyqësore kanë kërkuar ndihmën e bashkisë së Tiranës për të administruar pamjet filmike të kamerave verndosur në kryqëzimin pranë ish-stacionit të Trenit.

Shperndaje