Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tiranë, parandalohet një vrasje, pranga 50-vjeçarit

Tiranë, parandalohet një vrasje, pranga 50-vjeçarit
October 18
13:15 2016

Policia e Tiranës ka bërë me dije arrestimin e një shtetasi, duke parandaluar në kohë vrasjen e një personi. Mësohet se është vënë në pranga 50-vjeçari Bajram Islami, banues në kryeqytet, i cili kërcënonte se do të vriste me armë zjarri një person.

Menjëherë pasi i kërcënuari ka njoftuar policinë, forcat e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me “Shqiponjat”, kanë neutralizuar dhe arrestuar të akuzuarin.

Njoftimi i Policisë Tiranë

Në datë 18.10.2016, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 dhe skuadra “Shqiponjat”, falë ndërhyrjes në kohë parandaluan një ngjarje të rëndë kriminale, ku u arrestua në flagrancë shtetasi
Bajram Islami, 50 vjeç, banues në Tiranë.

Pas një telefonate të ardhur në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, te numri 112, ku shtetasi M. P., njoftoi se shtetasi Bajram Islami po e kërcënonte se do ta vriste me armë zjarri, menjëherë janë dërguar shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 dhe “Shqiponjat”, të cilët bënë të mundur neutralizimin dhe arrestimin e personit si dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë, model 54, me një krehër.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Kanosje”, “Prishje e qetësisë publike” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga Nenet 84, 274 dhe 278 të Kodit Penal.

/Blitz.al/

Shperndaje