Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tiranë, parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale. Sekuestrohen armë e municione

Tiranë, parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale. Sekuestrohen armë e municione
September 15
19:41 2016

Nga Anduena Llabani

Arrestohet në flagrancë një shtetas.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4 në Tiranë kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit Sali Mehmet Hasmeta, 49 vjeç, banues në Surrel, Tiranë.

Ky shtetas u ndalua pas një telefonate të marrë në sallën operative, për konflikt në familje.

Menjëherë forcat e policisë shkuan në banesën në Surrel dhe bënë të mundur arrestimin e shtetasit të sipërshënuar.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e Sali Hasmetës u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

Një automatik model 56 me një krehër me 30 fishekë.

Një pistoletë e markës “Bereta” me një krehër me 5 fishekë.

Një qese e mbushur me 211 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” si dhe “Dhunë në familje”, parashikuar nga Neni 278 dhe 130/a të Kodit Penal. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje