Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tiranë, një 32-vjeçar ka tentuar të vrasë veten

Tiranë, një 32-vjeçar ka tentuar të vrasë veten
November 10
19:35 2016

Nga Anduena Llabani

Tiranë

Më datë 10.11.2016, nga rruga “Siri Kodra”, te magazinat, është bërë një telefonatë në numrin e emergjencave 112 për një person të plagosur.

Menjëherë janë dërguar shërbimet e policisë, të cilët kanë konstatuar mjetin tip “Audi”, në të cilin ndodhej një shtetas i plagosur i cili u dërgua në QSUT dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes ka bërë identifikimin e këtij shtetasi, i cili quhet E. Rruka, 32 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka tentuar të vrasë veten.

Në brendësi të mjetit është gjetur një armë zjarri tip pistoletë model 54, një predhë dhe një gëzhojë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komento
Shperndaje