Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tiranë/Nis shkatërrimi i ndërtesës prej xhami pranë stadiumit kombëtar

Tiranë/Nis shkatërrimi i ndërtesës prej xhami pranë stadiumit kombëtar
July 12
09:44 2019

Policia Bashkiake e Tiranës ka nisur shkatërrimin e një ndërtese shumë-katëshe pranë stadiumit kombëtar që në orët e para të mëngjesit.

Siç shikohet nga pamjet, që kur ka nisur shkatërrimi i ndërtesës, policët bashkiakë kanë qenë pranë për të vëzhguar situatën.

Prishja e ndërtimeve pranë stadiumit kombëatr bëhet për të liruar hapësirat e zëna. Këtë e ka thënë dhe krybashkiaku Erion Veliaj, e cila e ka quajtur ndërtesën prej xhami si “çibanin e fundit”.

Në këtë godinë ishin vendosur disa biznese, si bar kafe, fast food apo dhe një sallon bukurie.

Godina 4-katëshe ishte ndërtuar para disa vitesh në hapësirën publike, pranë “Sheshit Italia”. /Blitz.al/

Burimi: Balkanweb

 

Komento
Shperndaje