Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tiranë: Ngjarje e rëndë në maternitet, ndërron jetë nëna dhe foshnja

Tiranë: Ngjarje e rëndë në maternitet, ndërron jetë nëna dhe foshnja
September 16
09:54 2016

Një 35-vjeçare nga Paskuqani, me inicialet A. T., mbrëmjen e djeshme ka shkuar në maternitetin “Koço Gliozheni” për të lindur foshnjën pasi ishte në muajin e saj të lindjes. Por gjërat nuk kanë shkuar aspak siç duhet, pasi një komplikacion, si ulje tensioni dhe dhembje, ka bërë që ajo të humbë jetën së bashku me foshnjën.

Familjarët e 35-vjeçares kanë akuzuar mjekët pasi gjatë gjithë natës, siç thonë ata, ajo është sorollatur nga një spital në tjetrin. Fillimisht ata kanë shkuar në urgjencë dhe ka pasur mjaft vonesa derisa kanë ardhur mjekët për ndihmën e parë, më pas e kanë çuar për të kontrolluar zemrën në QSUT. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje