Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tiranë: Ndërron jetë foshnja që lindi në kushte shtëpie, në gjendje të rëndë e ëma!

Tiranë: Ndërron jetë foshnja që lindi në kushte shtëpie, në gjendje të rëndë e ëma!
February 13
17:57 2018

Një ditë më parë një foshnje vetëm dy ditëshe ka ndërruar jetë në maternitetin “Koço Glozheni”. Burime policore bëjnë me dije për “Balkanweb”, se nëna 40-vjeçare e ka lindur foshnjen në kushtet e shtëpisë, ndërsa pas komplikacioneve ka shkuar në spital. Ndërsa foshnja ka ndërruar, jetë, mësohet se edhe nëna ndodhet në gjendje të rëndë.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 12.02.2018, në martenitetin “Koço Glozheni”, kanë shkuar në gjendje të rëndë, shtetësia V.K, vjeç 40 banues në Tiranë, me foshnjën 2 javësh, e cila ka lindur në kushtet e shtëpisë dhe vdiq në maternitet foshnja, kurse shtetasja V.K është në gjendje të rëndë.

Nga veprimet e kryera rezulton se V.K është me çrregullime mendore. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim juridik.

 

Komento
Shperndaje