Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tiranë – ndalohen dy shtetas për vrasjen në Shëngjergj

Tiranë – ndalohen dy shtetas për vrasjen në Shëngjergj
October 14
09:50 2016

Nga Anduena Llabani

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 07.10.2016, në Shëngjergj, ku është gjendur i vdekur shtetasi Besnik Pudja, specialistët e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë kanë bërë të mundur identifikimi e personave të cilët dyshohet të kenë dijeni për ngjarjen.

Më datë 13.10.2016 është bërë ndalimi i shtetasve:

– Alges Liçi, 19 vjeç, banues në Tiranë.

– Dritan Buzo, 30 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.

Si dhe është bërë shpallja në kërkim e shtetasit H.D., 47 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i këtyre dy shtetasve është bërë për arsye se dyshohet të kenë qenë të pranishëm në ngjarjen ku dyshohet se ka vrarë veten shtetasi Besnik Pudja. Nga hetimet e kryera, këta dy shtetas kanë pasur dijeni për ngjarjen dhe janë përpjekur ta fshehin atë. Në atë ngjarje, dyshohet se shtetasi Alges Liçi ka mbetur i plagosur në krah nga predha e cila ka dalë nga arma që ka sjellë vdekjen e shtetasit Besnik Pudja.

Shpallja në kërkim e shtetasit H. D. është bërë për arsye se ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin Besnik Pudja kanë kultivuar bimë narkotike të llojit “Cannabis Sattiva”.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Kultivim i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Nenet 300 dhe 284-25 të Kodit Penal./Blitz.al/

Komento
Shperndaje