Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tiranë-Memaliaj, asgjësohen 7,100 bimë “cannabis sativa”

Tiranë-Memaliaj, asgjësohen 7,100 bimë “cannabis sativa”
June 05
09:22 2016

Gjatë aksionit të policisë kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, janë gjetur dhe asgjësuar 7,100 bimë narkotike “cannabis sativa”. Gjetja dhe asgjësimi i tyre është kryer gjatë dy operacioneve të veçanta që janë zhvilluar në Tiranë dhe Memaliaj.

Burime të policisë bëjnë të ditur se një sasi prej 2,100 rrënjësh është gjetur në fshatin Villëz, në Zall-Bastar të Tiranës, ndërsa sasia tjetër prej 5,000 rrënjësh është gjetur në fshatin Rerëz të Memaliajt.

Bimët narkotike janë asgjësuar përmes zjarrit, ndërkohë që agjentët e antitrafikut kanë nisur punën për identifikimin dhe vënien në pranga të kultivuesve.

Etiketimet
Shperndaje