Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tiranë, makina aksidenton për vdekje të miturin

Tiranë, makina aksidenton për vdekje të miturin
June 19
12:14 2017

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Marikaj të Tiranës, ku një automjet ka shtypur për vdekje një djalë të mitur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:35 minuta kur automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin N.A. ka aksidentuar  shtetasin e mitur O.K. dhe më pas ka dalë nga rruga për të përfunduar në kanalin e rrugës.

Fëmija, mosha e të cilit nuk bëhet ende me dije, është transportuar menjëherë për në spital por ka gjetur vdekjen si pasojë e goditjes që ka marrë.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shërbimet e policisë rrugore kanë bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit për veprime të mëtejshme procedurale. /Blitz.al/

Shperndaje