Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tiranë – konfliktohen për tavolinat e zonës VIP në klub, përplasja mes të rinjve përfundon me armë

Tiranë – konfliktohen për tavolinat e zonës VIP në klub, përplasja mes të rinjve përfundon me armë
September 25
11:03 2016

Rreth orës 5:00 të mëngjesit janë dëgjuar të shtëna me armë, të cilat kanë tronditur banorët në zonën e Saukut. Bëhet me dije se dy grupe të rinjsh janë konfliktuar duke përdorur edhe armë zjarri, pasi kishin kaluar mbrëmjen në një klub aty pranë.

Sherri thuhet se ka nisur që brenda klubit dhe më pas ka vijuar jashtë ku janë përdorur dhe armët. Shkak për këtë sherr është bërë pretendimi për tavolinat VIP në lokalin e natës.

Policia ka shoqëruar dy truprojat e lokalit, ndërkohë që po punohet për identifikimin dhe kapjen e të rinjve që qëlluan me armë. /Blitz.al/

Shperndaje