Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Tiranë – Kapet një shtetas në kërkim, i dënuar me 18 vjet burg

(Video) Tiranë – Kapet një shtetas në kërkim, i dënuar me 18 vjet burg
September 26
19:47 2016

Nga Anduena Llabani

Më datë 26.09.2016, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit në kërkim:

Vladimir Baku, 33 vjeç, banues në Elbasan.

Për këtë shtetas, Prokuroria Elbasan ka filluar procedimin penal të datës 11.07.06 si i dyshuari kryesor në vrasjen e shtetasit Florenc Zhguni, ndodhur më datë 19.06.2006 në Selanik, Greqi.

Prokuroria Elbasan, me vendimin penal të datës 14.04.09 të Gjykatës së Rrethit Elbasan, ku e ka dënuar me 18 vjet burg per Veprën Penale “Vrasje me dashje” parashikuar nga Neni 76 i Kodit Penal

Shtetasi Vladimir Baku iu dorëzua punonjësve të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme. /Blitz.al/

 

Shperndaje