Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tiranë, kamerieri përdhunon amerikanen

Tiranë, kamerieri përdhunon amerikanen
December 19
10:14 2016

Një shtetase amerikane ka denoncuar në polici një person që ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

Ngjarja ka ndodhur rreth një javë më parë në kryeqytet, ku një i ri me iniciale F.A., që punonte kamerier në një lokal, sipas shtetases që ka bërë denoncimin, ka shkuar në banesën e saj me forcë dhe e ka përdhunuar.

Ai e ka ndjekur atë që prej lokalit ku punonte në rrugën e Elbasanit dhe ku shtetasja amerikane 37-vjeçare kishte shkuar të konsumonte një pije.

Menjëherë pas këtij denoncimi, policia ka bërë arrestimin e autorit të dyshuar për ta marrë në pyetje lidhur me ngjarjen.

“Panorama” shkruan se ngjarja ka ndodhur në datën 9 dhjetor dhe denoncimi i shtetases ka ardhur vetëm ditën e djeshme.

Burime nga policia kanë thënë se shtetasja amerikane ka thënë se nuk ka bërë denoncim, pasi ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.

Priten dëshmi të tjera të fqinjëve të amerikanes dhe në barin ku punon i riu për të kuptuar mbi vërtetësinë e ngjarjes. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje