Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Tiranë, i riu “ha” skedinën

Tiranë, i riu “ha” skedinën
March 13
15:11 2017

Një djalë i ri nga Tirana ka kapur një shumë parash nga një skedinë e hedhur disa ditë më parë në ndeshjet e Champions League.

Ai ka fituar 4 mijë lekë të reja dhe fitimi i tyre ka përkuar me ditëlindjen e tij.

Miqtë e tij i kanë dhuruar një tortë, duke i bërë një mbishkrim tepër interesant, shkruan Newsport.

Ata kanë porositur një tortë që dukej si skedina fituese.

Një ide origjinale, duke pasur parasysh fitimin e skedinës, dhe për t’i ecur më mbarë në skedinat e ardhshme.

 

Share