Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Tiranë/Hidhet nga kati i 12-të i pallatit, ndërron jetë 33-vjeçari

Tiranë/Hidhet nga kati i 12-të i pallatit, ndërron jetë 33-vjeçari
January 16
11:12 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në Tiranë, ku një 33-vjeçar është hedhur nga kati i 12-të i pallatit.

Sipas burimeve nga policia, rreth orës 06:58, në rrugën e “Shefqet Musarai”, dyshohet se në kushte tepër të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 12-të i pjesës së brendshme të një pallati, shtetasi me inicialet A. R.,33 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vend.

Informacioni i plotë policisë:

“Rreth orës 06:58 në rrugën e “Shefqet Musarai”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 12-të i pjesës së brendëshme të një pallati shtetasi A. R.,33 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.” 

/Blitz.al/

Burimi: Iconstyle

Share