Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tiranë, hedh gruan shtatzënë nga shkallët, arrestohet 40-vjeçari

Tiranë, hedh gruan shtatzënë nga shkallët, arrestohet 40-vjeçari
March 02
10:01 2017

Një 40-vjeçar nga Tirana është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka hedhur nga shkallët.

Policia bëri me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ali Demi” dhe ka vënë në pranga 40-vjeçarin Rezart Zani, ndërkohë që sqaron se bashkëshortja e tij është shtatzënë.

Zani ka ushtruar edhe dhunë psikologjike përpos dhunës fizike, ndaj bashkëshortes 39-vjeçare A.Sh. dhe pas asaj që ndodhi ajo është shoqëruar për në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihet nëse fëmija ka pasur probleme nga dhuna apo jo, por pritet që të kryhen vizita të mëtejshme për të kuptuar gjendjen e saj dhe të fëmijës.

Nuk dihen ende shkaqet që e kanë çuar Zanin drejt këtij veprimi ekstrem. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje