Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tiranë- Grabitet posta, hajduti i nxjerr thikën punonjëses dhe merr një shumë të madhe parash

Tiranë- Grabitet posta, hajduti i nxjerr thikën punonjëses dhe merr një shumë të madhe parash
April 17
15:58 2018

Një person i maskuar dhe në kërcënimin e një thike ka grabitur sot një filial poste në kryeqytet. Ngjarja në fjalë ndodhi në Laprakë. Mësohet se grabitësi i ka marrë punonjëses rreth 30 mijë lekë të reja.

Informacion paraprak

Më datë 17.04.2018, rreth orës 15:50, në rrugën “Dritan Hoxha”, tek blloku Gintash, në postën Nr.7, një person akoma i paidentifikuar dyshohet se i kanë marrë nën kërcënimin e një thike rreth 30 000 lek punonjësës së sportelit të postës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit

Jane ngritur pika kontrolli e po vijon krehja e zones. Si dhe po punohet per sekuestrimin e pamjeve filmike.

/Blitz.al/

 

Shperndaje