Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Tiranë, goditet një rast i trafikimit të qenieve njerëzore me qëllim prostitucioni

(Video) Tiranë, goditet një rast i trafikimit të qenieve njerëzore me qëllim prostitucioni
October 02
17:20 2016

Nga Anduena Llabani

Seksioni i Trafiqeve, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas një hetimi disamujor, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit të koduar “Rekrutimi”.

Arrestohen në flagrancë 5 shtetas dhe procedohen 3 në gjendje të lirë.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale: dy karta identiteti rumune të dyshuara të falsifikuara, 4 bileta avioni, 7 telefona, 1500 € si dhe një automjet taksi, i cili bënte transportin.

Arrestohen në flagrancë  shtetaset/shtetasit e mëposhtëm:

  • I. Qama, 23 vjeçe, banues në Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i personave, kryer në bashkëpunim”.
  • Ledian Gjoni, 28 vjeç, banues në Skrapar, për veprat penale “Trafikim i personave”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Falsifikim të letërnjoftimeve, stampave ose vizave”.
  • Ardit Shmilli, 24 vjeç, banues në Poliçan, për veprën penale “Trafikimi i personave, kryer në bashkëpunim”.
  • Zamir Hodo, 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i personave, kryer në bashkëpunim”.
  • A. Qama, 25 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”.

Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë organizuar veprimtari kriminale të tendencës së shfrytëzimit të prostitucionit në Shqipëri, si dhe kanë rekrutuar me qëllim trafikimi e më pas shfrytëzimi për prostitucion si dhe dërgimin e tyre drejt shtetit gjerman dy shtetaset M. TH. dhe A.P.

Gjithashtu janë referuar materialet në gjendje të lirë për shtetaset M. Th. dhe A. P. të cilat janë rekrutuar nga personat e mësipërm dhe dyshohet se kanë ushtruar prostitucion në Shqipëri dhe më pas do të shfrytëzoheshin jashtë vendit.

Po kështu, e përfshirë me trafikimin e vajzave dyshohet të jetë edhe shtetasja rumune me inicialet P. C., e cila dyshohet se ishte personi pritës në Gjermani.

Shtetasit e mësipërm u kapën në flagrancë gjatë operacionit të zhvilluar nga Sektori Kundër Trafiqeve në D.V.P.Tiranë në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në momentin kur po tentonin të kalonin pikën e kalimit kufitar Morinë, pasi ishin ndjekur dhe mbajtur nën vëzhgim që nga Tirana.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprat penale të “Trafikimit të personave të rritur” dhe “Shfrytëzimit të prostitucionit”, parashikuar nga Nenet 110/a dhe 114 të Kodit Penal. /Blitz.al/

 

<iframe src=”https://player.vimeo.com/video/185218263″ width=”640″ height=”363″ frameborder=”0″ webkitallowfullscreen mozallowfullscreen allowfullscreen></iframe>

 

Shperndaje