Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tiranë – Goditet një grup kriminal, kultivonte Cannabis Sattiva, në pranga 4 shtetas dhe në kërkim 2 të tjerë

Tiranë – Goditet një grup kriminal, kultivonte Cannabis Sattiva, në pranga 4 shtetas dhe në kërkim 2 të tjerë
October 15
13:21 2016

Nga Anduena Llabani

Më 14.10.2016, specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit “Fagu”, ku është goditur një grup i strukturuar kriminal, që dyshohej për kultivim të bimëve narkotike.

Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë shtetasit: D. M., 16 vjeç, banues në Tiranë; Pasha Muça, 25 vjeç, banues në Tiranë; Elsion Almeta, 19 vjeç, banues në Tiranë; Ervis Muça, 21 vjeç, banues në Tiranë. Nga deklarimet e shtetasve të lartpërmendur ka rezultuar se këta persona janë financuar për kultivimin e bimëve narkotike nga shtetasit e shpallur në kërkim: F. A., 21 vjeç, banues në Tiranë A. A., 47 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtyre shtetasve dhe shpallja në kërkim i dy të tjerëve u bë në bazë të informacioneve të marra nga specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4. Kështu, në zonën e fshatit Fag, në pyllin e Panecit,  janë gjetur të kultivuara 600 bimë në një parcelë si dhe 6280 degë të dyshuara lënde narkotike të llojit Cannabis Sattiva, në proces tharje, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Gjithashtu janë gjetur rreth 27 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva.

Po gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 2 armë zjarri, pushkë model 56, me kasë druri. Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”; “Shitje dhe shpërndarje narkotikësh”; “Prodhim dhe mbajtje pa leje të municioneve dhe armëve luftarake” dhe “Organizim dhe drejtim i organizatave kriminale” në bashkëpunim, parashikuara nga Nenet 284, 283 ,278-25 dhe 284/a të Kodit Penal./Blitz.al/

z2 z3

Shperndaje